Jesse Lingard transferohet në Korenë e Jugut. Ish-lojtari i Manchester United ka firmosur me Seoul FC. 31-vjeçari qëndronte pa skuadër prej korrikut të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me Nottingham Forest.
Mesfushori ofensiv ka firmosur një kontratë 2+1 me klubin e ri sipas raportimeve të shtypit britanik, duke u kthyer në emrin më të madh që do të luajë në kampionatin e Koresë së Jugut.
32 ndeshje dhe 6 gola numëron Lingard me kombëtaren angleze, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Manchester United, Leicester, Birmingham, Brighton, Derby, West Ham dhe Nottingham Forest.
“Emri më i madh në historinë e kampionatit tonë”, lexohet në komunikatën entuziazmuese të Seoul. Një dhuratë e bukur për tifozët në 20-vjetorin e klubit. “Objektivi ynë është konsolidimi i statusit të klubit lider në Korenë e Jugut”, është premtimi për ta
Pas firmës foli edhe Lingard, i cili theksoi: “Dua të jem në qendër të projektit të K-League sa më shpejt të jetë e mundur. Mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e rinj. Jemi të gjithë të lumtur pas firmës. Tani dua të përqendrohem vetëm te futbolli, pasi dua të rikthehem sa më shpejt në fushë”./SS
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet