Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri homazhe te monumenti Heroinat në Prishtinë, kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Pasi vendosi lule të freskëta, kryetarja Haxhiu tha se qindra medalione të vegjël na kujtojnë se secili prej tyre ruan një histori që rëndon mbi ndërgjegjen tonë.
“Në këtë ditë që i kushtohet grave në mbarë botën, kjo kujtesë merr një kuptim edhe më të thellë. I kujtojmë sepse qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre janë pjesë e ndërgjegjes sonë kolektive. Kujtesa për to është zotim që drejtësia të mos zbehet dhe që historia e tyre të mbetet pjesë e vetëdijes së Republikës sonë”, theksoi kryetarja Haxhiu.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...