Lille mirëpret një ofertë 20 milionë euro për Zhegrovën, pasi ai nuk luajti gjysmën e sezonit

BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 27: Edon Zhegrova of LOSC Lille during the UEFA Champions League 2024/25 League Phase MD5 match between Bologna FC 1909 and LOSC Lille at Stadio Renato Dall'Ara on November 27, 2024 in Bologna, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

18:06 | 19 Maj 2025
D.H

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është në qendër të vëmendjes tek Lille, pasi i njëjti ka njoftuar klubin francez, se nuk do të rinovojë kontratën me ta.

Sipas “Le Petit Lillois”, burim i afërt me klubin, Lille është e gatshme të dëgjojë oferta për yllin kosovar, duke kërkuar rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, shkruan Arbresh.info.

Zhegrova ka qenë jashtë fushave që nga dhjetori, për shkak të një lëndimi që e ka penguar të japë kontributin e tij në pjesën e dytë të sezonit.

Megjithatë, para lëndimit, ai kishte treguar formë të shkëlqyer dhe ishte ndër lojtarët më kreativë të skuadrës në krahun e djathtë të sulmit.

Napoli, i cili synon një rikonstruktim të sulmit për sezonin e ri, e sheh Zhegrovën si një profil ideal për të shtuar shpërthim dhe kreativitet në fazën ofensive.

Përveç aftësive të tij teknike dhe shpejtësisë, 25-vjeçari vlerësohet për fleksibilitetin dhe potencialin për të shkëlqyer në një kampionat si Serie A.

Pavarësisht kësaj situate, Lille shpreson të arkëtojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Napoli shihet si një nga klubet më të interesuara për ta transferuar gjatë kësaj vere.

Zhegrova është pjesë e Lillet nga sezona 2021/22, kur u transferua nga Baseli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme