Lille dhe Atletico Madrid shkojnë në pushim me epërsi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Dy ndeshjet e para të natës së sotme në Ligën e Kampionëve janë duke u luajtur në këto momente teksa tashmë kanë përfunduar pjesët e para.
Lille është nikoqir i Sturm Grazit, ku francezët janë duke triumfuar me rezultat 2-1 pas 45 minutëshit të parë, shkruan Arbresh.info.
Sahraoui ishte golashënues i vetëm gjatë kësaj pjese. Kurse në minutën e dytë shtesë u realizua edhe goli i dytë nga Bakker.
Ndërsa dy minuta më vonë, mysafirët ngushtuan epërsinë me golin e Kiteishvilli.
Në ndeshjen tjetër mes Atletico Madridit dhe Slovan Bratislavas, spanjollët janë duke triumfuar me rezultat 2-0.
Golin e parë për të drejtuarit e Simeones e shënoi, Alvarez në minutën e 16-të, kurse për të dyfishuar epërsinë u përkujdes Griezmann./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...