Jupp Heynckes beson se Robert Lewandowski do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Jupp Heynckes ka thënë se “nuk mund ta imagjinoj” Bayern Munichun duke planifikuar shitjen e Robert Lewandowskit, pasi sulmuesi ndërroi agjentin, duke shtuar zërat që e lidhin me një transferim te Real Madridi.
“Mendoj se nuk është asgjë e gabuar nëse lojtari ndërron agjentin, nuk mund ta gjykojmë për këtë”, u shpreh Heynckes.
“Kjo nuk do të thotë asgjë, i njoh shumë mirë zyrtarët e klubit dhe e di se çfarë kam dëgjuar nga ta”.
“Bayerni nuk është klub që i shet më të mirët. Lojtarët e mirë qëndrojnë në Bayern. Nuk mund ta imagjinoj që ekziston një mundësi sado e vogël që ai të largohet nga Bayerni”, shtoi Heynckes. /Gazeta Express/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër