Robert Lewandowski i është bashkuar një klubi elitar pas golit të tij për Barcelonën gjatë fitores 5-0 kundër Antwerp.
Sulmuesi i Barcelonës është bërë lojtari i tretë që shënon 100 gola në kompeticionin e UEFA-s.
Polaku shënoi golin e dytë për skuadrën e Xavi, teksa Joao Felix, Gavi dhe një autogol nga Jelle Bataille ishin realizatorët e golave të tjerë.
sh-ylli i Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit i bashkohet tani një klubi shumë elitar pas përpjekjeve të tij të fundit në Ligën e Kampionëve, me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon dy lojtarët e tjerë të vetëm që kanë arritur këtë figurë monumentale.
Pas fitores së tyre të theksuar kundër Antwerp këtë mbrëmje, Lewandowski dhe bashkëlojtarët e tij të Barcelonës duhet të përgatiten për t’u përballur me Celta Vigo të shtunën në mbrëmje, pasi ata kërkojnë të mbyllin diferencën prej dy pikësh ndaj liderit të ligës Real Madrid./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...