Edhe pse Bayern Munchen tregoi përmirësime të mira në pjesën e dytë kundër Greuther Furth dhe fitoi 4-1 në këtë process, skuadrës ende i mungojnë paraqitjet dhe kjo mesa duket e ka lënë Lewandowskin jo të lumtur.
Sipas gazetarit të “BILD”, Christian Falk, Lewandowski thuhet se është i pakënaqur me mënyrën se si Bayerni po luan, pasi sulmuesi ësht ënjë tifoz i vërtetë i rreshtimeve taktike të Julian Nagelsmann.
Javët e fundit, trajneri kishte tentuar të përdorë pesë sulmues në front. Kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme që Lewandowski vjen në situatë më pak të rrezikshme të golave. Siç zbuloi Falk të dielën në shfaqjen televizive gjermane “Sky90”, ylli polak po dyshon në taktikat e Nagelsmann.
Kjo nuk është hera e parë që Lewandowski ka shprehur shqetësime. Në nëntor 2021, Lewandowski zbuloi në media se po bëhet mjaft e vështirë për të të shënojë gola.
“Nuk ka qenë e lehtë për mua në Bayern kohët e fundit, situate për të gjetur një gol apo hapërsia në fushë. Kur luan me gjashtë lojtarë sulmues dhe kundërshtarët janë shumë në mbrojtje, nuk ëshë e lehtë për një sulmues”.
E çuditërisht, numrat thonë ndryshe. Lewandowski ka shënuar 39 gola në 32 ndeshje këtë sezon.
Polaku kaloi 90 minuta pa asnjë gjuajtje në portë kundër Salzburg. Ai u mundua edhe kundër Furth në pjesën e parë dhe mori një karton të verdhë pas një faulli.
Edhe pse 33-vjeçari shënoi dy gola, ai nuk ishte i kënaqur me paraqitjen: “Na duhej shumë kohë për të hyrë në lojë. Ajo që luajtëm në pjesën e parë ishte shumë e ngadaltë, shpesh merrnim vendime të gabuara”, ai ai për “DAZN”./Arbresh.info
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...