Robert Lewandowswki ka barazuar një rekord të vendosur nga trajneri Jupp Heynckes në fitoren e Bayern Munichut kundër Schalkes.
Ylli polak ka shënuar në 11 ndeshjet e para të sezonit në Bundesliga të zhvilluara si nikoqir, diçka që vetëm Jupp Heynckes e ka bërë gjatë kohës së tij te Borussia Monchengladbach në sezonin 1972/73, transmeton portali arbresh.info.
Heynckes është detyruar të qëndroj i shtrirë për shkak të gripit në ndeshjen ndaj Schalkes, të cilën Bayerni me fitoi me rezultat 2 me 1 për të siguruar fitoren e 12-të radhazi.
Franco di Santo i Schalkes barazoi rezultatin pas golit të epërsisë nga Lewandowski, por Thomas Muller shënoi golin e fitores.
Robert Lewandowski ka shënuar gjithsej 19 gola në Bundesliga këtë sezon./arbresh.info/
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...