Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka është kryefjala e mediave gjatë ditëve të fundit.
Ai po lidhet me një transferim të mundshëm tek Milani, pas një aventure dy vjeçare tek Leverkuseni, shkruan Arbresh.info.
Xhaka ka një kontratë të vlefshme me “aspirinat” deri në qershorin e vitit 2028. Mirëpo sipas disa raportimeve ai ka arritur një marrëveshje tre-vjeçare me pagë prej rreth 4 milionë eurosh në vit, me “Rosonerët”.
“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se për t’u finalizuar marrëveshja, Leverkuseni kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim për Xhakën.
Sipas mediumit të madh italian, Leverkuseni nuk dëshiron të ketë humbje të madhe nga largimi i Xhakës. Klubi gjerman e bleu Xhakën për 23 milionë euro nga Arsenali në vitin 2023.
Xhaka ka qenë një ndër lojtarët kryesor në suksesin historik të Leverkusenit një sezon më parë./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...