Leverkuseni ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj Dusseldorfit.
Pas shtatë minutave lojë ‘apsirinat’ kaluan në avantazh me anë Frimpong, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa kur kaluan 20 minuta Leverkuseni shënoi golin e dytë përmes Amine Adli.
Florian Wirtz ishte lojtari që trefishoi rezultatin e vendasëve në minutën e 35-të.
I njëjti lojtar në minutën e 60-të shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin në përgjithësi për skuadrën.
Pas kësaj fitore Leverkuseni kalon në finale ku do e presë Kaiserslautern që mbrëmë triumfoi ndaj Saarbrucken./Arbresh.info/
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...