Shqipëria e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Andorrës në udhëtim 0-1.
Kuqezinjtë kanë dominuar nga minuta e parë e deri në fundin e pjesës së parë, duke krijuar disa raste të mira për gol.
Megjithatë për ta parë golin e parë në këtë takim u desh të pritej minuta e 41-të e ndeshjes.
Keidi Bare asistoi për mrekulli te Ermir Lenjani i cili pasi u fut në zonë me një goditje të fuqishme shënoi gol të bukur për 0-1.
45 minutat e para përfunduan me dominimin e Shqipërisë.

Djelmoshat e Edy Rejas patën posedimin e topit 74 për qind, derisa patën nëntë tentime për gol.
Gjithsesi shpresojmë që Kombëtarja të shënojë edhe tjerë gola dhe të kthehet me tri pikë nga kjo ndeshje.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...