Kur na ndajnë Katër ditë nga ndeshja Barcelona-FC Porto, për Champions League, portieri i “blaugranave” Marc Ter Stegen është në dyshim dhe sipas gazetës “El Mundo Deportivo”, trajneri Xavi Hernández nuk do të rrezikojë në ndeshjen kundër Rayo Vallecano me “gardianin” gjerman. Përballja me ekipin e Ivan Balliut luhet shtunën, në orën 14:00, për javën së 14-të të La Ligës.
Ter Stegen u kthye nga skuadra e Gjermanisë me dhimbje shpine dhe nuk është stërvitur ende këtë javë. Ekipi katalan zbriti në fushë pasdite, por portieri ka qenë në “Cidade Desportiva” mëngjesin e sotëm për vlerësimin e gjendjes së tij.
Opsioni më i mundshëm është që lojtari të udhëtojë në Madrid, por titullar të jetë Iñaki Peña./ss
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...