Një ndër lojtarët më në formë të Kombëtares kuqezi është padyshim Marash Kumbulla.
Djaloshi po bën paraqitje fantastike me Veronën e tij, por ditën e sotme në sfidën ndaj Bresicas, Kumbulla ka lënë fushën i dëmtuar.

Vetëm 14 minuta ka zgjatur ndeshja e tij, teksa pas konsultimit me stafin mjekësor, ka vendosur të mos ta vazhdojë më tej sfidën.
Të tjera ekzaminime pritet të bëhen për të mësuar shkallën e dëmtimit të Kumbullës, që padyshim është mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren tonë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer./express

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...