Leicester City është duke kërkuar rikthimin e ish anësorit të Manchester United, Adnan Januzajt, në Premierë Ligë.
Reprezentuesi i Belgjikës me prejardhje shqiptare ka qenë duke luajtur nga sezoni i kaluar te Real Sociedadi dhe ka pasur ndikim pozitiv në Kampionatin Botëror duke shënuar supergol kundër Anglisë në ndeshjen e fundit në kuadër të fazave grupore, transmeton portali arbresh.info.
United mësohet të ketë vendosur një klauzolë të riblerjes së 23-vjeçarit në marrëveshjen me të, por ajo nuk pritet të aktivizohet në këtë fazë.
Januzaj u transferua te Real Sociedadi në muajin korrik të vitit 2017 pas sezoneve si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, ku iu bashkua ish trajnerit të United – David Moyes.
Tani, mësohet se Leicesteri është duke menduar të rikthej atë në futbollin anglez për shkak se ata synojnë të përforcojnë skuadrën e tyre para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Januzaj ka bërë 35 paraqitje te Sociedadi sezonin e kaluar duke shënuar në përgjithësi katër gola brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...