Leicester City dhe Manchester United kanë ndarë pikët në takimin e xhiros së 19-të me rezultat 2 me 2.
Skuadra e Jose Mourinhos, filloi shumë mirë pjesën e parë dhe dominoi tërsisht lojën deri në minutën e 27-të të takimit.
Pas një korneri jo mirë të shfrytëzuar nga ‘djajtë e kuq’, skuadra vendas arriti ta kthente në kundërsulm vrastar.
Mesfushori Riyad Mahrez pranoi një top dhe asistoi në mënyrë briliante për sulmuesin anglez, Jamie Vardy, i cili pa ndonjë problem arriti ta përfundonte në gol aksionin në minutën e 27-të.
United barazoi rezultatin npërmjet, Juan Mata, në minutën e 40-të për 1-1, i cili shënoi një gol të bukur.
Mysafirët vazhduan të sulmojnë edhe më shumë në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysnin rezultatin.

Ishte përsëri mesfushori spanjool, Mata, me një supergol nga gjuajtja e lirë për 2-1 pas një ore lojë (60′).
Kur u mendua se United do të merrte tre pikë në Old Trafford, ashtu nuk mendoi edhe qendërmbrojtësi anglez i Leicester City, Harry Maguire, i cili barazoi rezultatin në 2 me 2, pas një harkimi të Mahrez.

Vlen të theksojmë se vendasit ishin me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit, Amartey.
United me këtë barazim vazhdon të qëndojë në pozitën e dytë me 42 pikë ndërsa Leicester në tetë me 27 pikë. /arbresh.info/
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...