Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 38-të në Serie A, ku kanë prodhuar befasi në rezultate.
Lecce ka arritur të shënoj fitore të madhe në “Stadio Olimpico” ndaj Lazios me rezultat 0-1, duke i lënë jashtë Evropës, skuadrën nga kryeqyteti dhe për vete siguruan edhe një edicion pjesëmarrjen në Serie A, shkruan Arbresh.info.
Për Leccen në këtë takim u paraqiten dy mesfushorët shqiptarë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.
Ndërkohë, Empoli i Ardian Ismajlit, u mposht nga Verona 2-1 në shtëpi dhe zyrtarisht bie në Serie B.
Ismajli luajt gjithë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë, teksa pati paraqitje të mirë.
Përvec Empolit në Serie B, nga sezoni tjetër do të luajnë edhe Venezia dhe Monza./Arbresh.info
REZULTAT DHE TABELA PAS XHIROS SË FUNDIT NË SERIE A


Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...
LDK fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët, rastet shkojnë...
Me një gol në fund të pjesës së parë, Sllovakia shkon me epë...
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...