Pasi gaboi Roma dhe Napoli, duke u ndalur ditën e djeshme në barazime pa gola, sytë ishin te sfida e së hënës në mbrëmje mes Lazios dhe Torinos.
Bardhekaltrit kishin mundësinë të afroheshin me ekipet e kreut, por miqtë kanë fituar 3-1 në “Olimpico”, duke surprizuar jo pak, pavarësisht se ndeshja ka qenë e kondicionuar nga eprësia numerike e Torino-s.
Lazio mbetet në vendnumëro, në vendin e pestë, ndërsa Torino ngjitet në vend të tetë dhe mund të shpresojë për një vend në Europa League.
Në pjesën e parë ishte Lazio që sulmoi në të shumtën e kohës, por goli nuk erdhi në dritë.
Dhe në fundin e 45 minutave të para vjen episodi ndoshta që ndikoi totalisht në rezultatin përfundimtar.
Ciro Immobile merr karton të kuq për veprim antisportiv, edhe pse arbitri e pa me ndihmën e VAR.
Në pjesën e dytë Torino merr zemër dhe shënon me Berenguer, pikërisht në 54’. Pas 10 minutash Rincon shënon edhe golin e dytë.
Megjithatë, vendasit duket sikur futen në lojë me golin e Albertos në minutën e 69-të.
Ishin minuta të mira për bardhekaltrit dhe mund të kishin barazuar. Por formacioni i Mihajloviç godet sërish. Kësaj here është Edera që në minutën e 74’ shënon golin e tretë.
Torino mund të kishte shënuar edhe një tjetër në fund, por Strakosha shpëton portën. Një humbje që djeg shumë për Lazion, kur para ndeshjes Igli Tare deklaronte se ky ekip kishte potencial edhe për titull, por tani… /Telesport/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...