Skuadra e Lazio-s ka pësuar disfatë të befasishme në shtëpi me rezultatin 1 me 2 në 1/8 e finales në UEFA Conference League ndaj AZ Alkmaarit.
Ekipi italian ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Pedro-s në minutën e 18’të, shkruan lajmi.net
Por në fund të pjesës së parë, Pavlidis barazoi shifrat dhe çoi dy skuadrat në pushime me rezultatin 1 me 1.
Në pjesën e dytë, skuadra mysafire e shënoi edhe golin e dytë me anë të Kerkez në minutën e 62’të.
Në këtë ndeshje nuk pati asnjë minut për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ai qëndroi në stol gjatë gjithë kohës..
Ndeshja kthyese zhvillohet në Holandë më datën 16 mars.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...