Java e 37-të e Serie A ka prodhuar dy barazime dramatike që kanë lënë gjithçka të hapur për titullin kampion.
Interi nuk arriti të ruajë epërsinë ndaj Lazios në “San Siro”, ndërsa Napoli u ndal pa gola nga Parma, duke lënë të vendoset gjithçka për javën e fundit të kampionatit.
Zikaltrit dy herë ishin në epërsi, por në fund u desh të kënaqen me vetëm një pikë.
Yann Bisseck hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë për 1-0. Lazio barazoi në minutën e 72-të me Pedro, pas një asistimi nga Matias Vecino.
Interi reagoi shpejt dhe riktheu epërsinë në minutën e 80-të me golin e Denzel Dumfries, pas asistimit të Hakan Calhanoglu.
Megjithatë, Pedro shënoi sërish në minutën e 89-të nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Në “Ennio Tardini”, Napoli nuk arriti të shënojë ndaj një Parme të organizuar mirë.
Ndeshja u mbyll pa gola, edhe pse në fund napolitanët menduan se kishin fituar një penallti.
Megjithatë, pas rishikimit me VAR, vendimi u anulua për shkak të një faulli në fillim të aksionit.
Pas këtyre rezultateve, Napoli kryeson me 79 pikë, një më shumë se Interi që ka 78. Gara për titullin do të vendoset në xhiron e fundit, ku Napoli pret Cagliarin, ndërsa Interi udhëton te Como – me të dyja skuadrat të etura për triumf./Arbresh.info
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...
A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve...
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...