Lazio është i lidhur me sulmuesin e PSG-së, Julian Draxler, që pritet të largohet nga kampioni i Francës.
Sipas Il Corriere dello Sport, Lazio në fillim do të transferojë Wesley Hoedt në mbrojtje dhe pastaj do provojë transferimin e Draxler-it, transmeton portali arbresh.info.
PSG gjithashtu e ka ofruar lojtarin të Inter-i, Milan-i dhe Roma, derisa kërkojnë 15 milionë euro në këmbim.
Problemi kryesor për Lazio-n do jetë pagesa e lartë e gjermanit, ngase fiton rreth shtatë milionë euro për sezon.

Kontrata momentale lojtarit i skadon në qershorin e vitit 2021 dhe nuk është në projektin e Thomas Tuchel-it.
Gjitashtu thuhet se Draxler ka refuzuar ofertat e Leeds United-it, Bayer Leverkusen-it dhe Hertha Berlin-it dhe mund të tundohet nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve me klubin italian./arbresh.info.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...