Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë deri 63 kilogramë.
Laura i kishte filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e tyrë mori fitore për të kaluar tutje.
Për të kaluar në çerekfinale, xhudistja jonë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë.
Në çerekfinale, 24-vjeçarja kosovare u ndesh me sllovenen Leila Mazouzi, të cilën gjithashtu e mposhti me ippon.
Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve.
Kështu ajo ia doli që përmes repesazhit të sigurojë medaljen e bronztë ndaj kundërshtares holandeze Joni Geilen në garën që po zhvillohet në Austri./telegrafi
KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë
Bashkimi godet fuqishëm, transferon Adrio Baileyn
E rëndë në Australi, një burrë humbet jetën pasi u sulmua ng...
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...