Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në slalomin gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë, ndalesa e radhës e Kupës së Botës në Ski për femra.
Ndonëse slalomi gjigant nuk është disiplina e saj e preferuar, skiatorja kuqezi ka nisur vitin 2026 në mënyrë shumë të mirë, duke zënë vendin e 6-të në Kranjska Gora, ky është rezultati më i mirë i këtij sezoni në slalom gjigant për Lara Colturin.
Gara në Kranjska Gora u fitua nga Camille Rast, ndërsa në vendin e dytë u rendit Julia Scheib. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Paula Moltzan.
Lara Colturi bën një tjetër paraqitje të mirë dhe merr pikë të rëndësishme në renditjen e përgjithshme.
Skiatorja 19-vjeçare do të garojë sërish nesër në Kranjska Gora në disiplinën slalom.
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...