Napoli mendon të nis një projekt të ri.
Pas dështimeve të viteve të fundit për të fituar kampionatin por edhe për të bërë një hap cilësor në Europë, drejtuesit napoletan po mendojnë të ndryshojnë strukturat në klub.
Emri nga mund tia fillohet është ai i Igli Tares.
“Biondi” shtatlartë është vlerësuar shpesh me çmime dhe lëvdata nga mediat italiane për punën e bërë të Lacio. Portale napoletani shikojnë shqiptarin si pasardhës të Kristiano Guintoli, i cili po mendon largimin pas ngjarjeve të fundit.
Kontrata e Tares mbaron në fund të sezonit, megjithëse kanë dalë zëra se rinovimi është një formalitet.
Ndoshta një buxhet i palimituar nga De Laurentis mund ta tundonte Taren.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...