Frank Lampard i ka dhënë mendimet e tij pas humbjes 1-2 të Chelseat ndaj Liverpoolit në kuadër të përballjes në Ligën Premier.
Trajner i skuadrës londinez ka thënë se në pjesën e parë nuk ishin edhe aq të fokusuar, por pjesa e dytë kishte një pamje tjetër.
“Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ne, pai ishim disi të çorientuar dhe nuk arrinim të lëviznim me topin”, ka thënë Lampard pas ndeshjes.

“Por, në pjesën e dytë në zhvilluam lojën tonë dhe ishim më të mirë se ata (Liverpool). Ne nuk mund të arrijmë nivelin tonë të lartë menjëherë, por nga java në javë po përmirësohemi”.
“Unë pres që së shpejti të fitojmë në shtëpi dhe ta zhvillojmë lojën tonë qysh nga fillimi i ndeshjes deri në fund dhe ta mbajmë atë tempo”, ka shtuar më tej trajneri i The Blues.
Chelsea aktualisht gjendet në vendin e 11 me tetë pikë të grumbulluara, derisa në javën e shtatë do të përballet me Brightonin. /Telegrafi/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në