Barcelona shënoi fillimisht për epërsinë prej 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, falë golit të parë të sezonit të Lamine Yamal, por baskët barazuan pastaj në 1-1 me Oihan Sancet.
Pas paraqitjeve të mira në Euro 2024, Lamine Yamal, u kthye te goli në ndeshjen e sotme në minutën e 24-të.
Asnjëra palë nuk krijoi shumë në fazat fillestare të ndeshjes, me Nico Williams që tentoi ta pengonte, por që nuk arriti.
Yamal gjuajti bukur nga distanca dhe pastaj u ndihmua edhe nga një devijim për të shënuar për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Athletic Bilbao fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndali Alex Berenguer në zonë dhe vetëm pas rishikimit të VAR u vendos për penallti.
Oihan Sancet ishte e saktë dhe shënoi për 1-1 nga pika e bardhë.
Edhe pas gjashtë minutave shtesë nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim. /Telegrafi/
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...