Los Angeles Lakers ka mposhtur skuadrën e Golden State Warriors, në ndeshjen që skuadrat zhvilluan në fazën para sezonale.
Me ardhjen e LeBron James në Lakers, padyshim që përballja ndaj GSW pritej me padurim.
Konkurrenca mes “mbretit” dhe skuadrës kampione në fuqi ka ngjallur interes të madh.
Në përballjen e parë mes vete, fitues doli James me skuadrën e tij.
Në fitoren e Lakers më së shumti rol luajtën Ingram me 26 pikë dhe LeBron James i cili realizoi shifra “double-double” qysh në pjesën e parë të takimit.
Statistikat e “mbretit” janë: 15 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër