Pas disfatës kundër Napolit, është koha që Milani të shohë përpara dhe të përqëndrohet në Europa League. Të enjten do të përballet me Manchester United në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave.
Stefano Pioli, i cili pas “knockout”-it kundër napolitanëve foli për ndikimin e madh që patën mungesat e shumta, mund të buzëqeshë për një rikuperim të rëndësishëm. Ismael Bennacer është kthyer në stërvitje me grupin dhe tashmë mund të futet në listën e lojtarëve për ndeshjen me “Djajtë e Kuq”.
Nga ana tjetër, duket i vështirë riftësimi i shpejtë i Zlatan Ibrahimovicit. Suedezi u stërvit pjesërisht me shokët e tij të skuadrës, më pas vazhdoi me ushtrime të personalizuara.
Bennacer ka qenë jashtë që prej 13 shkurtit për shkak të një dëmtimi të muskujve, duke humbur pesë ndeshjet e fundit në kampionat dhe dy të fundit të Europa League.
Ibra mund të synojë ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës, por stafi i kuqezinjve të mos rrezikojnë djegien e fazave dhe të synojnë ta rikthejnë atë në 100% të formës direkt pas ndeshjeve të të përfaqësueseve.
Situata është e ngjashme për Mario Mandzukicin, që gjithashtu mund të kthehet në fushë vetëm pas pushimit.
Romagnoli dhe Calabria gjithashtu bënë stërvitje të diferencuar. Gjendje e tyre fizike është në përmirësim e sipër, kështu që të dy do të përpiqen të shtrëngojnë dhëmbët për të qenë të disponueshëm kundër Manchester United.
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...