Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, mund të buzëqeshë.
Theo Hernandez të martën do t’i ribashkohet skuadrës për të nisur stërvitjen me pjesën tjetër të grupit.
Francezi, që u kushtoi kuqezinjve 20 milionë euro, pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë sfidës në turnen e Itnernational Champions Cup kundër Bayern Munich. Që prej asaj dite trajneri nuk e ka pasur në dispozicion lojtarin.
Sidoqoftë, problemet tashmë janë lënë pas dhe Hernandez shumë shpejt do të rinisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.
Vetë lojtari është shfaqur tepër entuziast për rikthimin, madje sipas stafit mjekësor të kuqezinjve ai do të jetë gati për transfertën kundër Veronës.
Sigurisht, nuk pritet që të luajë që nga minuta e parë. Gjithsesi, rikthimi i Hernandezit është një lajm i mirë në kampin kuqezi, veçanërisht për teknikun Giampaolo, i cili gjatë verës u shpreh tepër i kënaqur me performacën e 21-vjeçarit
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...