Trent Alexander-Arnold pësoi lëndim mbrëmë në sfidën ndaj Marseilles, të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, falë dy penalltive të Mbappes.
Anglezi u largua nga fusha në minutën e pestë të ndeshjes, pasi pësoi tërheqje muskulore, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të mërkurën paradite nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, është zbuluar se Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
Ai do t’i mungojë “Los Blancos” nga gjashtë deri në tetë javë.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Pritet përparimi”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.
Reali tashmë do të ketë problem në krahun e djathtë të ndeshjes së ardhshme në Ligë të Kampionëve, pasi nuk do ta ketë në disponim as Dani Carvajalin, i cili u ndëshkua me karton të kuq mbrëmë./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë