Lajme të këqija vijnë për Pele.
Sipas informacioneve të ESPN, ish-yllit brazilian tanimë 81-vjeçar i është përhapur kanceri.
I sëmurë prej disa vitesh, ‘O Rei’ bëri një udhëtim të ri vajtje-ardhje në spital këtë javë për t’iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen.
Pasi iu nënshtrua seancave të reja të kimioterapisë, ai më në fund u kthye në shtëpi këtë të enjte.
Megjithatë, ish-futbollisti legjendar, i cili ka tre Botërorë, mund të jetë shumë shpejt objekt i një trajtimi shtesë mjekësor.
Sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, Pele ka parë përkeqësim të shëndetit të tij në muajt e fundit.
I trajtuar fillimisht për një tumor të zorrës së trashë të identifikuar në shtator 2021 , ish-sulmuesi i Santos dhe Brazilit tani do të vuante nga kanceri i përhapur.
I shtruar sërish në spital për 48 orë ditët e fundit, Pele tani do të vuante nga disa tumore të ndryshme, një në zorrë, një tjetër në mëlçi dhe fillimi i një të treti në mushkëri.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...