Në skuadrën e Arsenalit askush nuk e njeh më mirë sulmuesin Alexandre Lacazette sesa Francis Coquelin.
Lacazette shënoi golin e fitores derisa kur dyshja luanin së bashku në Kampionatin Evropian U19 gjatë vitit 2010 dhe Coquelin beson që sulmuesi i ri i gjigantit londinez do të jetë një kërcënim i madh para portës edhe në Angli, transmeton portali arbresh.info.
“E njoh atë që një kohë shumë të gjatë”, tha mesfushori për faqen zyrtare të klubit. “Ne kemi luajtur në skuadrën kombëtare të të rinjve, kështu që e njoh atë shumë mirë. Jam shumë i kënaqur që ka ardhur në klub. Ai është një aset i vërtetë dhe një makineri golash”
“Ai ka shënuar 37 gola sezonin e kaluar gjatë gjithë kompeticioneve, kështu që ai ka shfaqur se është një golashënues shumë shumë i mirë. Mendoj që është golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave te Lyoni, pasi ka shënuar 130 gola për klubin. Jam shumë i kënaqur që e kam atë në skuadër”, shtoi ai./arbresh.info
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...