Pas kërkesës së Deontay Wilder, që fitimet e meçit Joshua – Wilder të ndahen 50/50, reagoi promoter i Joshuas, Hearn.
Ai i ka thënë amerikanit se fitimet reale do të ishin 65-35 për Joshuan dhe nëse amerikani do fitime 50/50, duhet të sigurojë një milion teleshikues me pagesë (PPV)/
Gjithashtu Hearn ka thënë se Wilder po mundohet ta përdor emrin e Joshuas për të fituar famën.
Reagimi i Wilder ndaj Hearn ishte i ashpër.
“Nuk më duhet dikush tjetër për ta ngritur emrin tim. Kam statusin tim pasi i nokautoj të tjerët” ishin fjalët e “bomberit të bronztë”.
“Disa nga këta janë të frikësuar. Mund të thonë çfarë të duan, mirëpo kur vie koha e gjumit, unë e di të vërtetën” ka përfunduar ai.
Meçin e radhës Wilder do ta ketë ndaj Tyson Furyt dhe fitorja eventuale ndaj tij do ti hapi rrugë meçit Joshua – Wilder.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...