Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll KV Peja, e ka bërë edhe një hap tjetër drejt sigurimit të trofeut të dytë këtë edicion.
Pejanët në gjysmëfinalen e dytë, shënhan fitore ndaj Golden Eagle Therandës, me rezultat 3 me 1 (27:25; 22:25; 22:25; 19:25).
Golden Eagle Theranda shfaqi lojë të mirë e madje e fitoi edhe setin e parë.
Rivalitet i madh ishte edhe në setat vijues, në të cilët “verdhezinjtë” tregohen më bindës për ta siguruar finalen.
Pavarësisht fitores, ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për Pejën, e cila duke e siguruar finalen në dy ndeshje të luajtura, do të ketë kohë rikuperimi më të madhe sesa Drita apo Ferizaj, që pritet ta kërkojnë finalen përmes ndeshjes së tretë./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1