Klubi volejbollistik Drita, ka paralajmëruar portestë paqësore të martën (30 nëntor) para objektit te Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Kampionia e Kosovës në paralajmërimin e protestës ka dhënë edhe sqarime rreth kësaj proteste, derisa ka theksuar pakënaqësit e tyre ndaj MKRS-së.
Ekipi gjilanas do të protestoj në lidhje me rimëkëmbjen e propozuar nga MKRS-së për ndihmën e aktivitetve të ndryshme sportive, por edhe klubeve të ndryshme në Kosovë. Sipas skuadrës së Dritës, nga rimëkëmbja në fillim ka pasur të fitojë 20 mijë euro, por që më vonë kjo shumë është mbi 50% dhe kjo ka shprehur pakënaqësi në klubin gjilanas.
Postimi i plotë:
‘KV Drita të martën më 30 Nëntor 2021, në orën 11:00 para objektit të MKRS-së do të organizojë protestë paqësore. Protesta jonë do të jetë me numër të vogël të pjesëmarrësve. Protesta do të zgjasë 18 minuta! Do të shpalosim 18 pankarta!
Numri 18 simbolizon titujt e kampionit dhe kupat e fituara nga KV Drita në dekadën e fundit.
/Arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin