Sot (e martë) është dita e funeralit të sulmuesit të Cardiff Cityt, Emiliano Salas, i cili humbi jetën në muajin janar derisa po shkonte nga Nantes në Cardiff ku synonte për të filluar një kapitull të ri të karrierës së tij.
Matias Gatti, kushëriri i sulmuesit të pafat argjentinas, shprehi zemërimin e tij në mediat e Argjentinës pas funeralit, transmeton portali arbresh.info.
“Emiliano ishte vrarë. Këtu ka pasur shumë gjëra që nuk kanë funksionuar. Gjithçka është bërë shumë shpejtë”
“Ai ishte detyruar të hyjë në aeroplan dhe ne duam ta dimë pse. Ai ishte duke u bërë një futbollist i rëndësishëm por ai mbeti vetëm, madje pa një reprezentues”, shtoi ai.
“Ne duam drejtësi, autoritetet duhet të hetojnë sepse ka shumë gjëra të çuditshme rreth kësaj ngjarje. Ishte avioni në gjendje të rregullt për të kaluar mbi Kanalet e Anglisë? Ata duhet të hetojnë sepse askush nuk do ta sjellë atë prapa, nëse ka njerëz që janë përgjegjës për atë që ndodhi, atëherë ata duhet ta paguajnë”, përfundoi Gatti./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...