Philippe Coutinho do ta shikoj nga tribunat e stadiumit Camp Nou ndeshjen e Barcelonës kundër Levantes nesër në La Liga.
Klubi katalunas tashmë ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin kreativ të Liverpoolit, Philippe Coutinho, pasi dy klubet ranë dakord me tarifën e transferimit prej 160 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Coutinho është nisur këtë mbrëmje për në Spanjë nga Londra për të finalizuar detajet e mbetura në marrëveshjen e tij.
Sipas një raporti nga ‘AS’, Coutinho do të shikoj ndeshjen e nesërme kundër Levenates nga tribunat, por mund të përfshihet në takimin me Celta Vigon të enjten e ardhshme që zhvillohet në kuadër të Kupës së Mbretit.
25-vjeçari do të filloj stërvitjet me bashkëlojtarët e tij të ri nga e hëna./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...