Sot (e mërkurë, 31 maj) nga ora 16:30 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Besës.
Padyshim se e gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës do të jetë e përqendruar te kjo finale.
Triumfi është shumë i rëndësishëm për Llapin, prandaj lojtarët janë të përgatitur maksimalisht për këtë përballje, duke qenë se triumfi eventual e dërgon në kualifikime për Europa League.
Nga ana tjetër, nëse fiton skuadra nga Peja, atëherë sa i përket Evropës, do t’i bëjë shërbim nënkampionit Prishtina që do të luante në kualifikimet e Ligës së Evropës, pasi që Besa nuk është licencuar.
Njëherësh sot zhvillohet edhe finalja e Kupës në konkurrencën e femrave, ku do të përballen Hajvalia dhe Kosova e Prishtinës nga ora 13:00.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...