Autoritet italiane kanë mohuar zyrtarisht zërat se Silvio Berlusconi, është nën hetim për pastrimin e parave në shitjen e Milanit.
Raportet për pastrim parash nga dyshja Berlusconi-Li u shfaqën sot (e shtunë) në mëngjes tek gazetat La Stampa dhe Il Secolo XIX.
Sipas këtyre raporteve kostoja e blerjes në prill ishte 720 milionë euro, rreth 300 milionë më shumë sesa klubi në të vërtetë vlente.
Por, këto raporte sot kryeprokurori i qytetit të Milanos, Francesco Greco, siguroi agjencinë e lajmeve Ansa se kjo nuk ishte e vërtetë.
Sipas tij nuk ka asnjë procedurë për hetim ndaj shitjes së ish-kryeministrit italian, Berlusconi tek biznesmeni kinez, Li.
“Nuk ka procedura penale që nga sot në lidhje me shitjen e Milanit”, ka thënë Greco për Ansa.
Pronarët kinez edhe përkundër investimeve të mëdha nuk po gjejnë qetësi shkaku i rezultateve të dobëta. /arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...