Ish-mesfushori gjerman Toni Kroos ka folur për marrëdhënien e tij me Vinicius Junior gjatë kohës që luanin së bashku te Real Madrid.
Kroos dhe Vinicius kanë fituar së bashku një sërë trofesh, duke përfshirë disa tituj në UEFA Champions League dhe La Liga, si dhe disa Superkupa Evropiane dhe Botërorë për klube, duke u bërë pjesë e një nga periudhat më të suksesshme në historinë e Real Madridit.
Sipas “Marca”, Kroos ka theksuar lidhjen e ngushtë me sulmuesin brazilian 24-vjeçar, teksa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer shumë, që nga mosha e re. Te Real Madrid me Vinicius, Casemiron dhe Eder Militaon gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira. Ata e shijojnë shumë jetën dhe kanë një stil jetese shumë të ndryshëm nga gjermanët,” tha Kroos.
Deklarata e tij nënvizon respektin dhe raportin pozitiv mes lojtarëve, një element që ka kontribuar në sukseset e shumta të skuadrës gjatë viteve./rtk
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi