Kroacia ka eliminuar Anglinë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke u kualifikuar për herë të parë në histori të tyre në finale të Kampionatit Botëror.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Zlakto Dalic bëri një rikthim sensacional kundër “Tre Luanëve” duke i mposhtur pas vazhdimeve me rezultat 2 me 1 në stadiumin Luzhniki, shkruan portali arbresh.info.
Ivan Perisic, i cili realizoi një gol dhe krijoi një asistim, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Me një paraqitje të shkëlqyer para 78 tifozëve të pranishëm, anësori është vlerësuar me notën 8.7.
Heroi i Kroacisë, Mario Mandzukic është vlerësuar me notën 7.6 pas golit të shënuar në pjesën e dytë të vazhdimeve (109′).
Te kombëtarja angleze, Kieran Trippier është lojtari me notën më të lartë (8.4) pas golit të shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 5′ të takimit.
Ashley Young dhe Henderson janë dy lojtarët me notën më të dobët (6.2)./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...