Dyshja shqiptare e cila po shkëlqen në botën e CS2, Aulon ‘Krabeni’ Fazlija dhe Drin ‘Makazze’ Shaqiri, kanë siguruar me play-offin e një prej kompeticioneve më të rëndësishmë të kësaj loje, ESL Pro League.
‘Krabeni’ me FUT Esports dhe ‘Makazze’ me Na’Vi arritën sot fitoret e treta të cilat i dergojnë në tetëshen më të mirë të këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.
FUT Esports mposhti organizatën G2 me rezultat (2:1), me mapa pas një drame dhe ndeshje të zjarrtë.
Fillimisht G2 fitoi në ‘Mirage’ (13:4), mapin e zgjedhur nga FUT. Por pas kësaj skuadra e ‘Krabenit’ u rikthye fuqishëm dhe dominoi në ‘Dust 2’ duke triumfuar (13:11), si dhe në mapin ‘Overpass’ me po të njëjtin rezultat.
Përvec që është kapiten i skuadrës dhe ka edhe role tjera, Aulon ‘Krabeni’ Fazlija, pati impakt të madh edhe në eliminime ku pati 43 sosh, dhe së bashku me ‘Dzuigss’ kryesuan tabelën e eliminimeve.

Impakt të madh pati edhe Drin ‘Makazze’ Shaqiri i cili me Na’Vi mposhtin organizatën franceze 3DMAX, (2:1) me mapa.
Na’Vi fitoi mapin e parë në ‘Dust 2’ me rezultat bindës (13:5), por pastaj u mposht me po të njëjtin rezultat në ‘inferno’.
Në ‘Ancient’ mapin e mbetur ‘Makazze’ me shokë shkëlqyen dhe fituan (13:5), për t’ia siguruar Na’Vit play-offin.
‘Makazze’ pati impaktin më të madh në këtë sfidë ku realizoi 45 eliminime në tre mapa.
Kjo është hera e parë në histori të kësaj loje që në këtë kompeticion kaq madhor Kosova, do të përfaqëohet nga dy lojtarë.

Padyshim, Aulon ‘Krabeni’ Fazlija dhe Drin ‘Makazze’ janë jo vetëm e ardhmja e Kosovës në CS2, por impakti që po tregojnë në ekipet lë të kuptohen se kanë një të ardhme të ndritur në vazhdim.
Ndeshjet e tyre të ardhshme janë me 13 mars, derisa kundershtarët do t’i kuptojnë pas pak./Arbresh.info
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...