Ko ulibaly ka shpjeguar festën e tij si një kameraman i improvizuar pas shënimit të golit të fitores së Napolit kundër Juventusit. “I pashë tifozët dhe dëshirova ta ruaj këtë kujtim për vete”
Mbrojtësi ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur për të shënuar në rikthimin e rezultatit, pasi që Wojciech Szczesny ktheu topin pas pritjes, duke përmbysur rezultatin pas golit të parë të shënuar nga Alvaro Morata dhe pas barazimit të Matteo Politanos.
Koulabaly “huazoi” një kamerë nga një fotograf në fushë dhe u kthye drejt turmës gjatë festimit të tij.
“I pashë tifozët aty dhe dëshiroja që ta mbaja këtë moment kujtim me një fotografi, ishte shumë e bukur”, tha ai për DAZN.
“Fitorja është për ta, për shkak se neve na kanë munguar për më shumë se një vit dhe t’i shohësh ata të ulur përsëri në tribuna me bëri shumë të lumtur”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...