Kosova ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.
Maqedonia ishte në epërsi që prej fillimit të ndeshjes dhe e menaxhoi atë mjaft mirë, duke triumfuar në fund me shifrat 76:73.
Kapiteni Dardan Berisha ishte më i dalluari te Kosova me 32 pikë të shënuara kurse Erjon Kastrati realizoi 15 pikë.Me 12 pikë kontribuoi Scott Bamforth kurse Lis Shoshi shënoi 10 sosh.
Bojan Trajkovski (17), Damjan Stojanovski (15) dhe Richard Hendrix (10) u dalluan te Maqedonia.


Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë