UEFA ka caktuar katër gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen që Përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë ndaj Kombëtares së Çekisë.
Gjatë këtij muaji (shtator), Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020.
Këto dy ndeshje janë të vlefshme për Grupin A, ku Dardanët bëjnë pjesë së bashku me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Ndeshja e parë është ajo në ndaj Çekisë, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Të dy përfaqësueset janë duke bërë përgatitjet e fundit për këtë përballje, ndërsa edhe UEFA ka kryer punën e tyre.
UEFA ka caktuar gjyqtarët për këtë takim, ku holandezi Danny Makkelie do të jetë gjyqtari kryesor.
Makkelie në këtë ndeshje do të ndihmohet nga Mario Diks dhe Hessel Steegstra, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Kevin Blom.
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...