Pavarësisht dominimit, Kosova përfundoi pjesën e parë të ndeshjes së sotme kundër Bullgarisë në disavantazh.
Mysafirët janë duke udhëhequr me rezultat minimal 0 me 1 në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 në stadiumin Fadil Vokrri, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse kanë një përqindje prej 59 në posedim dhe katër përpjekje për të shënuar, ndryshe nga Bullgaria me dy, “Dardanët” përfunduan fatkeqësisht në disavantazh fraksionin e parë.
Kosova shpreson në rikthim gjatë pjesës së dytë për të vazhduar si i pamposhtur në 12 ndeshje radhazi.
Arbresh.info do iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në stadiumin Fadil Vokrri./arbresh.info/

Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...