Sërish lajme të këqija për ekipin e femrave të Real Madridit.
Futbollistja e Real Madridit, Kosovare Asllani ka pësuar një lëndim në gju që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për dy deri në katër muaj, raporton sot AS.
Asllani, që iu bashkua së fundmi ekipit pasi mungoi për disa ndeshje për shkak të infektimit me koronavirus, do të mbetet jashtë për shkak të lëndimit që Asllani pësoi në ligamentin e gjurit.
Asllani është një prej lojtareve më të mira të klubit madrilen dhe do të jetë mungesë e madhe për “Los Blancos” sidomos në aventurën e tyre në Champions League.
Në ligë, Real Madridi ka vetëm një pikë pas tri xhirove të para dhe renditet në vendin e 14-të që dërgon në një rang më poshtë.
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...