Kosova U21 sot ka nisur t’i bëjë përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatit Evropian, e cila do të mbahet në vitin 2023.
“Dardanët” do të ndeshen ndaj “Kuq e Zinjve” më 16 nëntor.
Në stërvitjen e sotshme, është parë se nuk është kompletuar i gjithë ekipi, ngasë disa lojtarë kanë pasur ndeshjet gjatë ditës së diele kanë qëndruar në hotel për t’u rigjeneruar, kurse disa të tjerë priten të mbërrijnë në Kosovës sot gjatë mbrëmjes.
Njëri ndër lojtarët i cili është në dyshim pse nuk do të mund të jetë prezent, është Valon Zymberi, i cili ka pësuar një lëndim gjatë fundjavës dhe është duke përfunduar ekzaminimet mjekësore tek skuadra e tij.
Kosova U21 deri më tani, ka zhvilluar katër ndeshje në kuadër të kualifikimeve, ku në 3 nga ndeshjet ka pësuar humbje dhe vetëm në njërën ka shënuar fitore. /arbresh.info/
Më poshtë keni pamje nga stërvitja:

Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...