Kombëtarja e Kosovës U19 e ka përmbyllur me tri fitore fazën e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në Ligën B, duke e siguruar kalimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Pas fitoreve ndaj Maltës (6:0) dhe Kazakistanit (2:1), vajzat dardane të udhëhequra nga Albina Rrahmani kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë kundër Letonisë (4:0), duke e përmbushur objektivin e kësaj faze.
Kosova e mbylli këtë turne në pozitën e parë dhe siguroi kualifikimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues./Arbresh.info
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...