Kosova U19 e arrin fitoren e parë në Evropian
Vashat dardane në ndeshjen e tretë janë ballafaquar me vashat e Bosnjë e Hercegovinës.
Rezultati në këtë takim është mbyllur me rezultat 30:28, në të mirë të vashave tona. Në pjesën e parë vashat tona e mbyllën me disavantazh prej 3 golave, 14:17, kurse në pjesën e dytë e treguan potencialin e tyre duke e përmbysur atë me rezultat 16:11.
Megjithatë, në këtë përballje duhet të përmendim se shpresat e Kosovës, treguan karakter dhe lojë të fortë duke e dëshmuar potencialin e tyre.
Kujtojmë që në dy përballjet e para Kosova, ka pësuar dy humbje, ndërsa kjo është fitorja e parë dhe tani ndodhen në pozitën e katërt me 2 pikë.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...