Kombëtarja e Kosovës në Basketboll sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Ky takim fillon nga ora 18:00 dhe “Dardanët” do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi.
Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Erjon Kastrati është rikthyer nga lëndimi dhe është stërvitur rregullisht për të qenë i gatshëm.
“Dardanët” do të kenë sot në mëngjes finalizuan edhe stërvitjen e fundit, përpara se të përballen me danezët.
Kosova ka mundur Zvicrën 76:49, ndërsa Danimarka ka mundur në udhëtim Zvicrën 46:60.
Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.
Pas ndeshjes ndaj Danimarkës, Dardanët më 29 korrik në Fribourg do të ndeshet me Zvicrën, kurse më 5 gusht në Prizren është ndeshja e fundit, kundër Danimarkës./Arbresh.info/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...